Shqipëria
Shqipëri: Në shtator do të rihapen shkollat
Klasat do jenë me grupe të vogla
Së fundi, Qeveria e Shqipërisë dhe Komiteti i Ekspertëve ka vendosur shkollat të rihapen për nxënësit në shtator, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është bërë me dije nga vetë kryeministri Edi Rama, që përmes një postimi në “Facebook” njofton rinisjen e vitit të ri shkollor.
“Shkollat do të hapen.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin’.
Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, tha: “Ka shkolla që do t’i ndajmë në turne dhe shkolla të tjera në zonat e tërmetit, që kanë një numër shumë të madh nxënësit dhe kemi menduar t’i ndajmë në turne ose në shkolla të tjera afër.
Ne kemi menduar t’i hapim shkolla me shumë kujdes. Duke parë modelet e vendeve të tjera, që kanë klasa të vogla, si Francën dhe Gjermaninë, që kanë vendosur t’i hapin në grupe të vogla, edhe ne duam t’i hapim shkollat, por sipas specifikave që kanë shkollat individuale dhe duke kombinuar edhe mësimin online apo në rastet kur duhet të mbyllet një shkollë. Bashkitë duhet të fillojnë të përgatiten tani për hapjen e shkollave. Kërkojmë dhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për të na mbështetur në hapjen e shkollave në shtator”, është shprehur ajo.
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999” Mjetet nga shitja e librit do të përdoren për krijimin e një faqeje interneti në të...
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” flasin me profesionalizëm për krizën e mungesës së talenteve në Zvicër
-
“Ballë për ballë”, një perspektivë shqiptare në podiumin ndërkombëtar të fotografisë
-
Angli: Policia i gjen shqiptarit 8.000 mesazhe për shitje kokaine
-
Qarkullonte me drogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Pritje në Kantonin Obwalden për Konsullin e Kosovës në Cyrih Shefi i Konsullatës, Vigan Berisha është pritur nga drejtori i ekonomisë në Qeverinë e Kantonit, Othmar...
-
3.5 milionë zviceranë janë të varur nga telefonat inteligjentë
-
Çmimet e parkimit në Zvicër po rriten më shpejt se inflacioni
-
Vizat Shengen, vetëm në formë dixhitale
-
Zvicër: Fondet e papunësisë do të rimbursohen vetëm me shpenzimet reale