Shqipëria
Shqipëri: Ndryshon mosha e pensionimit
Me nisjen e vitit 2025, në Shqipëri ndryshon edhe mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për burrat. Kjo rritje është një vazhdimësi e skemës së pensioneve të miratuar në 2015. Reforma cakton një rritje graduale të moshës së pensionit si për gratë edhe për burrat.
Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 61 vjeç e 10 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension, raporton A2cnn.
Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.
Ndërkohë ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga janari 2025 duhet të ketë 38 vjet e 8 muaj.
Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.
Por qeveria ka parashikuar një skemë të re pensionesh e cila pritet të publikohet brenda këtij viti.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati Të premten në mëngjes, policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ndaloi shtatë automjete me borë në çati...
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?
-
Zvicër: A do të bëhet diçka më e lirë në 2025?