Shqiperia
Shqipëri: Miratohet në pak minuta “Buxheti 2024”
Buxheti 2024”, është miratuar në pak minuta në një seancë të pazakontë plenare me 74 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët e opozitës grumbulluan karriget rreth foltores, mes përplasjes me Gardën, ndezën sërish tymuese me ngjyra, ndërsa u dëgjuan edhe shpërthime në sallë, përcjell
Albinfo.ch.
Mes përplasjes së tavolinave dhe thirrjeve “Turp, turp”, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka miratuar nen për nen “Buxhetin 2024”.
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani u përjashtua nga seanca, pas ndezjes së tymueses.
Garda e Republikës ishte vendosur në gatishmëri për të siguruar mbajtjen e rregullit gjatë seancës së sotme në Kuvend, ku pritej të miratohej nen për nen buxheti për vitin 2024.
Kujtojmë se opozita paralajmëroi kaos dhe bllokim të punës në Kuvend, pas përjashtimit me 10 ditë të 6 deputetëve; Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, si protagonistët e tensioneve herën e shkuar për të sabotuar me flakadanë e flakë punën e Kuvendit.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026