Shqipëria
Shqipëri: Rritet numri i turistëve nga Greqia, ulet numri i atyre nga Kosova
Përkundër kësaj rritje më të ulët nga Kosova, përsëri kosovarët janë në vend të parë për numrin më të lartë të shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend
Për herë të parë pas 2 vitesh në pandemi, janë kapërcyer shifrat e turizmit gjatë vitit 2019. Sipas INSTAT nga janari deri në maj në Shqipëri kanë hyrë 1.6 milionë shtetas të huaj, nga 1.5 milionë që ishte shifra në të njëjtën periudhë të 2019-ës, që konsiderohet viti më i suksesshëm turistik.
Mbi 1.6 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti duke sjellë një rritje me 54.8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i shtetasve të huaj që shkelën në vendin tonë, për herë të parë që pas nisjes së pandemisë është në rritje edhe në raport me vitin 2019, pasi në 5- mujorin e atij viti kishin hyrë Shqipëri mbi 1.5 milionë shtetas të huaj. Nga ana tjetër është rritur edhe numri i daljeve nga vendi, mbi 2 milionë shqiptarë në 5 muaj.
Pavarësisht rritjes së numrit të shqiptarëve që dalin nga vendi, Barometri i Ballkanit për vitin 2022 thotë se 60% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit, që është përqindja më e lartë në Rajon. Kjo shifër është në rritje në raport me vitin e kaluar, pasi 2021 ishte 39% e të anketuarve që përballonin pushime një javore.
Ndikim në këtë shtim të lëvizjeve ka dhënë heqja e kufizimeve që ishin vendosur në kufij për shkak të pandemisë COVID-19. Por heqja e pengesave, po ul edhe turizmin patriotik. INSTAT raporton se në këtë 5 mujor hyrjet më të larta në Shqipëri, ishin Greqia me rritje me 5,6 herë në raport me vitin e kaluar, ndërsa hyrjet nga Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 9,5 %.
Përkundër kësaj rritje më të ulët nga Kosova, përsëri kosovarët janë në vend të parë për numrin më të lartë të shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë me mbi 575 mijë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 212 mijë dhe Mali i Zi me mbi 165 mijë hyrje.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch