Shqipëria

Shqipëria, masa të reja për lojërat e fatit

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka paralajmëruar masa të ashpra për kontrollimin e veprimtarisë së lojërave të fatit. 

Ai ka thënë se pas 1 janarit, një lokal bastesh do të trajtohet si një parcelë kanabisi. 

“Nga 1 janari ndalohen të gjitha veprimtaritë e lojërave të fatit. Ndalohen reklamat audiovizive. Me rëndësi të madhe është fakti që policia e shtetit është e angazhuar drejtpërdrejt në zbatimin e ligjit. Jam informuar për të dhënat e mbledhura lidhur me veprimtarinë e këtyre subjekteve. Po ashtu, jam informuar mirë për masat e mira të marra nga policia për njoftimin e pronarëve, ashtu siç jam informuar për faktin se shumë pronarë lokalesh kanë marrë masa ndërkohë për ndërprerje e këtyre aktiviteteve”, ka thënë Lleshaj.