Shqipëria
Më 31 dhjetor në Shqipëri arrijnë 375 mijë doza vaksinash Pfizer
375 mijë doza vaksinash Pfizer pritet të mbërrijnë në Shqipëri më 31 dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se për vitin 2022 do të lidhet një tjetër marrëveshje me kompanitë Pfizer për 1.5 milion doza të tjera të vaksinës anti-Covid.
Ndërkohë Manastirliu ka theksuar se deri më tani në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 2.6 milionë vaksina. Lidhur me pyetjen e llojeve të vaksinave që do të vijnë në Shqipëri, Manastirliu ka thënë se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë.
“Kanë ardhur më shumë se 2.6 milionë. Jemi në pritje më 31 dhjetor nga Pfizer për një sasi tjetër të vaksinave. 375 mijë vaksina Pfizer. Në fund të dhjetorit, falë mbështetjes së BE-së. Jemi në pritje të kontratës së re. Për 2022 do të kemi 1.5 milionë doza vaksina. Nga Covax ne jemi të përfshirë si vend me vetëfinancim. Kemi 500 mijë doza vaksine që do të vijnë. Dhe, shteti në Covax do zgjedhë nga vaksinat. Pra ka vaksina Astra Zeneca apo Pfizer. Gjithashtu edhe NovaVax, apo Sinovax, Sinopfarm. Deri më sot nuk kemi thirrje nga Covax për vaksinën turke. Por, nëse do të kemi, do ta vlerësonim”, tha Manastiruliu.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë