Shqipëria

Shqipëri: Mbi 1500 të prekur me Covid-19 në 24 orë dhe një viktimë

Përgjatë 24 orëve të fundit në vend ka pasur një rritje të numrit të personave të prekur me Covid19, ku nga 3353 testime, 1563 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një qytetar nga Tropoja, 87 vjeç, ka ndërruar jetë për shkak të covidit në 24 orët e fundit.

Janë 7,063 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Janë shëruar 725 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,374 që nga fillimi i epidemisë. /TCH