Shqipëria

Shqipëri: Kuvendi përjashton për 10 ditë dy deputetë të opozitës

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit për 10 ditë dy deputetët e opozitës, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Vendimi vjen pas tensioneve të ndodhura në seancën e fundit plenare, ku Hoti u përjashtua nga seanca pasi ishte futur në sallë me një shishe, që u dyshua se kishte benzinë në të.

Nga ana tjetër, sipas mazhorancës, Doda bllokoi foltoren duke përdorur karriget e sallës, me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës. /TCH