Shqipëria
Shqipëri: Kuvendi përjashtoi 11 deputetë, këta të fundit nuk e njohin vendimin
Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë për të përjashtuar nga punimet 11 deputetë të PD-së, po sfidohet nga këta të fundit.
Ata kanë deklaruar se nuk e njohin dhe rrjedhinisht edhe nuk e respektojnë një vendim të tillë, duke bërë të ditur se nesër do të jenë në sallë.
“Nesër, e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Vendimi i Kuvendit për të përjashtuar për 10 ditë këta deputetë erdhi pasi ata penguan zhvillimin normal të seancës plenare, duke mos lejuar socialistët të hapin punimet me argumentin se sjellja e mazhorancës ndaj opozitës është në shkelje të të drejtave të saj kushtetuese.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme