Shqipëria
Shqipëri: KQZ njofton se votimi i diasporës rrezikon të pamundësohet për shkak të afateve
Në një letër dërguar shtatë partive që kanë përfaqësues në Kuvend, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka informuar se ka zhvilluar një takim me të gjithë operatorët e shërbimit postar ndërkufitar, ku është konkluduar se afatet zgjedhore të tanishme mund të pamundësojnë votimin e diasporës.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, informoi partitë se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30 deri në 45 ditë për dërgimin dhe mbërritjen e fletës së votimit, ndërkohë që KQZ ka afat vetëm 10 deri në 12 ditë.
Sipas tij, duke iu referuar përvojës në vende të tjera të Evropës që aplikojnë votën e diasporës, afatet ende lënë vend për dyshime nëse procesi mund të dështojë.
Mësohet se KQZ ka kryer edhe testime për votimin nga jashtë, por rezultati ka qenë zhgënjyes pasi procesi i dërgimit dhe mbërritjes së zarfit nuk është realizuar brenda 10 ditësh. /TCH
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë Pas përfundimit të festave të Vitit të Ri janë rikthyer kolonat në pikëkalimet kufitare mes Kosovës...
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?