Shqipëria

Këto janë protokollet e reja pas pandemisë

Kushtet për dentistë, qendra tregëtare dhe bare e restaurante në Shqiperi

Nga 18 maji pas dy muajsh do të kenë mundësi të ulen në bar apo restorant në hapësirat jashtë, të shkojnë te dentisti, apo të bëjnë blerje në qendrat tregtare  në Shqipëri.

Por gjithçka do të bëhet në masa të reja dhe të rrepta sigurie dhe pastërtie. Në çdo bar do të ketë në hyrje dezinfektant duarsh. Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vendosë në sipërfaqen e ambjentit të hapur tavolinat, në atë mënyrë, që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.

Kushte të rrepta janë vendosur dhe për dentistët e qendrat tregtare.

Ministria e Shëndëtësisë ka publikuar në E-Albania protokollet e reja të sigurisë për baret e restorantet, qendrat tregtare dhe dentistët. Për më shumë pë protokollet e sigurisë klinkoni në linkun në vijim: https://e-albania.al/