Shqipëria

Shqipëri: Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion, i ndalohet dalja jashtë shtetit

Ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, po rëndojnë akuza për korrupsion pasiv. Andaj përmes një urdhri atij i është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit.

Berisha dyshohet si pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

Për të njëjtin rast, të shtunën u arrestua dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe “pastrim parash”.

Por akuzat që rëndojnë mbi të Berisha i quajti të pabaza.

“As kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri, as kufizimi im për të lëvizur në Evropë nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve përkatës parlamentare, por këtu ku Prokuroria është thjesht një seksion i Partisë Socialiste mund të merret çdo vendim”, tha Berisha, përcjell albinfo.ch.