Shqipëria
Shqipëri, inflacioni arrin në 8.3 për qind në tetor
Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në Shqipëri, ndonëse ritmet janë ngadalësuar muajt e fundit.
Sipas institutit kombëtar të statistikave INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit, ose ndryshe inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, arriti në 8.3 për qind, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po e merrte veten nga kriza që shkaktoi në ekonomi rënia e piramidave.
Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor është 8.3 për qind, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 2.4 për qind.
Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor krahasuar me shtatorin është 0.4 për qind. Në shtator inflacioni kishte arritur një tjetër rekord të 24 vjetëve të fundit, në 8.2 për qind.
Ushqimet dhe karburanti janë produktet që janë bërë më të shtrenjta për familjet shqiptare./tch
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












