Shqipëria
Shqipëri: I ngatërrojnë testin e Covid 19
Burri qëndron në spital duke kujtuar se nuk infektonte askënd.
Partia Demokratike në Shqipëri ka denoncuar këtë të shtunë një rast të paprecedentë që ka ndodhur me një burrë të moshuar nga Mjeda i Vaut të Dejës (Shkodër). 69-vjeçari ishte paraqitur me simptoma të Covid në spital dhe i është marrë tamponi. Burri ka qëndruar 1 ditë në spital ndërsa rezultati i testit i është ngatërruar duke i dalë negativ. Në fakt, burri ishte i prekur nga Covid dhe gjatë 24 orëve të qëndrimit të tij në spital, ai ka pasur kontakte të shumta me familjarë, mjekë e të tjerë pacientë.
“Ja pra një mënyrë se si përhapet Covid, nga papërgjegjëshmëria apo zelli i tepërt për të bërë tamponët për qoka, e kur ka raste konkrete, nuk kanë vëmendjen e duhur!
Denoncimet janë të shumta sesi refuzohet testimi për familjarë të një personi të prekur, edhe kur për shkak të Covid ka ndërruar jetë, e kjo së fundmi ka ndodhur në Tiranë. I lënë njerëzit deri në ekstrem me agravim të simptomave dhe fare pak shpresë mbetet pasi futen në frymëmarrje mekanike apo të drejtuar! Dhe numri i viktimave po rritet…”-thotë PD.
Ndërsa vazhdon kurba e dhëmbëzuar e Shqipërisë me 53 raste të deklaruara ditën e sotme, spikat fatkeqësisht rrumpalla në menaxhimin e kësaj situate.
Një i moshuar nga Mjeda e Vaut të Dejës i paraqitur me shenja klinike të dyshuara si Covid në Shkodër, i ngatërrohet rezultati i tamponit dhe i thuhet se ka rezultuar negativ. Por, gjatë qëndrimit në spital për të trajtuar simptomat që vijojnë akute, kuptojnë se është bërë ngatërresa në rezultat, dhe 69 vjecari ka qenë pozitiv. Këtu merr fund refuzimi për ta dërguar në Tiranë dhe sillet me urgjencë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në spitalin infektiv. Ndërkohë, personi ka qëndruar mbi 24 orë në spital, në kontakt me pacientë të tjerë, me personel shëndetësor e mbështetës, e familjarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch