Shqipëria

Shqipëri: Hapen qendrat tregtare, parukeritë, berberët dhe klinikat dentare

Nga 11 maji, të riatdhesuarit do të vetizolohen në banesa a shtëpia

Është bërë e ditur se duke nisur nga e hëna e 11 majit do të rihapen pas një ndërprerjeje të gjatë nga pandemia të gjitha parukeritë në vend, berberët, klinikat dentare dhe  dyqanet në qendrat tregtare me protokolle strikte sigurie.

Po kështu nga e hëna do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 05:00-17:30.

Lajmi tjetër i mirë vjen për emigrantët, pasi të gjithë të riatdhesuarit nga java e ardhshme do të  vetekarantinohen në banesat e tyre.

Për t’u njohur me protokollin dhe masat higjieno-sanitare që duhet të ndjekë çdo biznesi që hapet të hënën klikoni në linqet e mëposhtme. /Albinfo.ch