Lajme
Shqipëri: Eksportet u tkurrën për 9% gjatë vitit 2020
Situata e krijuar prej pandemisë së COVID-19, ku u paralizuan për disa javë ekonomitë e gjithë botës dhe u kufizua lëvizja e lirë e njerëzve, dha efekt negativ në ecurinë e eksporteve shqiptare gjatë vitit 2020.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 272 miliardë lekë, duke u tkurrur me 9 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 605 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 6.8 %, krahasuar me një vit më parë, raporton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Referuar statistikave, deficiti tregtar arriti vlerën 333 miliardë lekë, duke u ulur me 4.9 %, krahasuar me vitin 2019.
Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve janë “tekstile dhe këpucë” me -5.3 %, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3.5 %, “materiale ndërtimi dhe metale” me -1.2 %.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’