Lajme
Shqipëri: Pandemia ka goditur tregun e punës
Ekspertët presin që papunësia të shtohet më shumë gjatë 2021
Tregu i punës në Shqipëri është goditur nga Covid-19. Të dhënat e Instat-it tregojnë se në tremujorin e tretë rezultojnë mbi 29 600 persona më pak të punësuar se kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës.
Nga të dhënat administrative, sektori bujqësor ka rezultuar më i prekur me mbi 17 mijë më pak të punësuar, ndjekur nga sektori privat me mbi 10 mijë dhe ai shtetëror që numëron rreth 1 600 persona që kanë humbur punën.
Për ekspertët papunësia po kthehet në një problem afatgjatë dhe normalizimi i tregut të punës është ende larg.
“Ky trend në përmirësim të lehtë le të themi ishte i pritshëm në kushtet kur ekonomia u hap pas 3-muajsh. Nga një goditje konjukturore është kthyer në një goditje strukturore e tregut të punës, me papunësi afatmesme dhe afatgjatë”, shprehet Adrian Civici, ekspert për ekonominë, shkruan Tch, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk kemi të bëjmë ende me një situatë të stabilizuar. Në gjykimin tim mund të kemi një shifër deri në 100 mijë të papunë nga pandemia, duke marrë parasysh të gjithë treguesit. Ne në një kohë normale kishim mbi 100 mijë të tillë në fund të çdo viti, kur nuk ishte një situatë e tillë”, sqaron Erion Muça, ekspert për çështjet e punësimit.
Teksa pandemia ka ndryshuar tregun e punës, ekspertët apelojnë për mbështetje ndaj bizneseve për t’u përshtatur me trendin e ri dhe për të ruajtur vendet e punës.
“Edhe Shqipëria duhet të përshtatet me trendin e ri. Nevojitet pa dyshim mbështetje buxhetore dhe kualifikime të nevojshme për adaptimin me mënyrën e re. Nevojitet mbështetje për të nxitur konsumin, për të ulur papunësinë dhe mbajtur ekonominë në ekuilibra”, Adrian Civici, ekspert për ekonominë.
“Nevojitet një strategjie e qartë për uljen e papunësisë. Duhet përshtatje me trendin e ri të punësimit dhe kompanitë sidomos duhet të mësohen me punën në distancë, jemi në kohën e digjitalizimit. Të rinjtë nga ana tjetër duhet të shikojnë përtej punëve tradicionale”, Erion Muça, ekspert për çështjet e punësimit.
Sipas të dhënave të Instat-it, shkalla zyrtare e papunësisë gjatë periudhës korrik-shtator zbriti në 11.6% nga 11.9% që ishte në tremujorin e dytë, kur ekonomia ishte plotësisht e bllokuar dhe shumë biznese ndalën aktivitetin si pasojë e masave kufizuese.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’