Shqiperia

Shqipëri, dy viktima dhe 67 raste të reja me koronavirus

Humbin jetën edhe dy persona nga COVID-19 në Shqipëri

Dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Një 67-vjeçare dhe një 73-vjeçare, të dyja nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri, aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.