Shqipëria
Shqipëri: Deri në 100 mijë dollarë në vit për të rinjtë që punojnë në IT
Të rinjtë në Shqipëri janë foksuar tek profesioniet që lidhen me teknologjinë. Ekspertët e IT thonë se kjo fushë po dominohet nga grupmosha 27-40 vjeç, të cilët sa më shumë vite eksperiencë të kenë, aq më shumë kanë mundësi të shtojnë të ardhurat në llogarinë e tyre.
“Ka të rinj në Tiranë që kanë fituar në 4-5 vjet në upwork edhe 1 milion dollarë. ka shkuar deri në 150 dollarë ora e konsulencës”, tha eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.
Shuma marramendëse, por të gjitha varen nëse kompania që je e punësuar. Është shqiptare apo e huaj që operon në Shqipëri. Shtetet si Amerika, Franca, Australia janë disa nga vendet me shumë të rinj shqiptarë të punësuar.
“Një developer me 2-5 vjet eksperiencë mund të fitojë 30 mijë dollarë në vit edhe më shumë, mund të shkoj deri në 70 mijë, për kompani të huaja mund të shkojë deri 120 mijë dollarë në vit të dytët në shtetin estonez për numrin e hapjes së bizneve nga të huajt”, tha eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.
Jo vetëm në fushën e IT, por çdo punë që mund të ofrohet online pagesat janë njësoj si në çdo vend të botës.
“Një developer në San Fransico paguhen nga 200-250 mijë dollarë në vit. Prapë është më lirë nëse do të rekrutohej një i ri në USA. Në Shqipëri ky individi mund të vlejë 120 mijë dollarë në vit”, tha eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.
Të rinjtë e apasionuar për teknologjisë dhe IT duket se janë të vetmit që nuk kanë në plan të largohen nga Shqipëria. Ata jetojnë këtu dhe marrin paga nga Amerika, Gjermania e shumë vende të tjera, ku tregu është më fitimprurës./euronews albania
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca