Shqipëria
Shqipëri: Çmimet e ushqimeve shënojnë ngritjen më të madhe në 10 vjetët e fundit
Frutat, perimet, vajrat, buka, drithërat, bulmeti dhe sheqeri janë edhe kategoritë që kanë parë rritjen më të fortë.
Rritja e çmimeve nuk ndalet dhe në nëntor kulmoi në nivelin më të lartë të dhjetë vjetëve të fundit. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se inflacioni arriti në 3.1% muajin e shkuar, duke shënuar një etapë të re në krizën e çmimeve që po shoqëron rimëkëmbjen ekonomike.
Ajo për çka shqiptarët shpenzojnë më shumë, ushqimet, janë edhe grupi që ka pësuar kapërcimin më të madh: 5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo do të thotë se një familje duhet të paguajë mesatarisht 1,700 lekë më shumë çdo muaj për t’u ushqyer.
Frutat, perimet, vajrat, buka, drithërat, bulmeti dhe sheqeri janë edhe kategoritë që kanë parë rritjen më të fortë.
Por ndërkohë, edhe karburanti paguhet sot 12,9% më shtrenjtë se nëntorin e kaluar. Konkretisht 21 lekë më shumë për çdo litër naftë apo benzinë dhe 40 lekë më shumë për litrin e gazit, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Sipas raportit të FMN, të publikuar vetëm pak ditë më parë, kjo rritje çmimesh mund të kishte qenë më e lartë, nëse nuk do të ishte zbutur nga rënia e euros e muajve të fundit. Gjithsesi, inflacioni i lëndëve të para dhe ushqimeve ka nxitur shtrenjtimin e mallrave dhe shërbimeve edhe në grupe të tjera, si argëtimi dhe kultura, hotele, kafene, restorante, apo komunikimi.
Teksa inflacioni ka kaluar për herë të parë objektivin e Bankës së Shqipërisë, kjo e fundit ka tashmë përpara vendimin nëse duhet të rrisë normën bazë të interesit. Një vendim që duhet matur, sipas FMN, pasi rrezikon të pengojë rritjen ekonomike.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë