Lajme
Shqipëri: Burrat mbizotëruan tregun e punës në vitin 2020, 46% me rrogë fikse
Pandemia ndryshoi tregun e punës në Shqipëri gjatë vitit 2020. Burrat mbajnë nivelin më të lartë të të punësuarve krahasuar me gratë. Ndërkohë, papunësia u rrit vetëm 0,2% edhe pse në vit krize.
Në vitin 2020 norma e papunësisë u regjistrua 11.7%, ose 0.2% më e lartë se në vitin 2019. Në shifra numri i të papunëve u fiksua në 164.600 persona, nga 1.400.000 individë të moshës 15-64 vjeç.
Në raport gjinor, burrat përbëjnë 55.5% të punësimeve.
Sektori i shërbimeve dhe bujqësia kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me 79.5% të volumit, ndjekur nga industria me 20.5%.
Në vitin 2020, 46.1% e të punësuarve merrnin paga fikse, 33.3% ishin të vetëpunësuar dhe 20.6%, punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
Sipas rajoneve, qarqet me shkallë më të lartë punësimi ishin Gjirokastra dhe Korça, ndërsa zonat me shkallë më të ulët ishin Lezha dhe Dibra.
Gjatë vitit që lamë pas, paga mesatare bruto u rrit me 2.4% në krahasim me 2019-n.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës