Shqipëria
Shqipëri: Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët
Besimtarët katolikë dhe ortodoksë në Shqipëri kremtojnë festën e Pashkëve.
Në Tiranë, meshët solemne u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku morën pjesë qindra besimtarë për t’u lutur dhe për të ndarë së bashku gëzimin e kësaj feste të shenjtë.
Gjatë meshës në katedralen ortodokse, Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Kryepeshkopi Joan përcollën mesazhe shprese, pajtimi dhe ringjalljeje shpirtërore, duke theksuar nevojën për besim dhe dashuri në kohë të vështira, transmeton albinfo.ch.
“Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi,” u shpreh Kryepeshkopi Joan.
Ai theksoi se drita e ngjalljes është një ftesë për të ndriçuar marrëdhëniet mes njerëzve dhe për të kapërcyer errësirën shpirtërore përmes dashurisë dhe sakrificës.
“Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror. Ndoshta sot, më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij,” vijoi ai.
Pashkët kremtohen në një atmosferë reflektimi, lutjeje dhe shprese, ndërsa besimtarët i urojnë njëri-tjetrit.
Në mbarë vendin, meshët dhe ritualet fetare do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel, duke kulmuar me festime familjare dhe tradicionale që simbolizojnë rinisjen dhe jetën e re, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












