Lajme
Shqipëri: Besa Shahini jep dorëheqje nga Ministria e Arsimit
Besa Shahini ka dhënë dorëheqje nga posti i saj si ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë.
Shahini e ka dorëzuar sot dorëheqjen e saj.
Shahini e kishte paralajmëruar edhe më herët largimin e saj, duke thënë se nuk do të jetë më ministre e Arsimit.
Ajo kishte thënë se do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të këtij mandati qeverisës.
Shahini kishte deklaruar se për këtë vendim e ka njoftuar edhe kryeministrin Edi Rama.
Arsye për këtë kishte thënë të jetë largimi nga Shqipëria, për t’iu bashkuar familjes në Kosovë.
“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri, pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, kishte thënë Shahini.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër