Shqipëria

Shqipëri: Autostrada e re Thumanë-Kashar, ende pa pagesë

Autostrada Thumanë-Kashar është e hapur dhe në të mund të qarkullohet pa pagesë. Mëngjesin e së hënës, kompania koncensionare që menaxhon segmentin pjesë të Korridorit Blu ka kryer test të përkohshëm në sistemin e toll-eve. Autostrada do të vijojë të jetë pa pagesë edhe për një periudhë tjetër kohe, deri sa sistemet të jenë në funksion të plotë.

Pas kalimit me sukses të testeve, kalimi në autostradë do të vijojë të jetë pa pagesë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.

Autostrada do të vijojë të jetë pa pagesë edhe për një periudhë tjetër kohe, deri sa sistemet të jenë në funksion të plotë. Para se të vendoset aplikimi i pagesës, koncensionari do të bëjë edhe njoftimin paraprak për drejtuesit e automjeteve që do të zgjedhin të kalojnë në Thumanë-Kashar.