Shqipëria
Shqipëri: Arrestohen 4 persona, mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive
Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient të përshtatur si call-center, me anë të cilit disa persona mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.
Në kuadër të operacionit të koduar “Location 1”, u vunë në pranga 6 shtetas si dhe u procedua 1 tjetër.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. K., 25 vjeç, S. S., 26 vjeç, S. M., 22 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. I., 25 vjeç dhe S. Ll., 29 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi M. D., 20 vjeç.
Këta shtetas, gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, duke i nxitur të investonin në bursë fiktive, me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi. Ata e ushtronin këtë aktivitet në ambientin e përshtatur si call-center në rrugën “Dritan Hoxha”/euronews
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












