Shqipëria

Shqipëri: Ambasada Gjermane ndihmon me shpërndarje ushqimesh

Ambasada Gjermane mbështet shpërndarjen e ushqimeve të Kryqit të Kuq për familjet në nevojë

Ambasada Gjermane po tregon solidaritet së bashku me Kryqin e Kuq, duke shpërndarë ushqime për familjet në nevojë në Shqipëri. Në këtë kohë pandemie shumë njerëz janë veçanërisht të goditur nga kriza e Coronas në Shqipëri.

Për këtë arsye Ambasada Gjermane e mbështet punën e Kryqit të Kuq Shqiptar.

“Në këtë mënyrë ne mund të ndihmojmë njerëzit që jetojnë vetëm dhe familjet në nevojë në rrethin e Durrësit, Elbasanit dhe Beratit. Gjithsej 120 familje do të përfitojnë nga pakot me ushqime gjatë tre muajve të ardhshme”. /Albinfo.ch

Fotografia e Ambasada Gjermane Tiranë

Fotografia e Ambasada Gjermane Tiranë

Fotografia e Ambasada Gjermane Tiranë