Shqipëria
Shqipëri: “Amantia nuk vdiq nga koronavirusi”, rrëfimi i motrës
Rrëfimi i motrës së 21 vjeçares që humbi jetën në Infektiv
Viktima me e re ne moshe nga koronavirusi ne vednin tone u tha zyrtarisht se ishte ai i vajzes 21-vjecare, qe vuante nga sindromi metabolik dhe nderroi jete si pasoje e termoembolinë fulminante.
Pas lajmit te rende, qe i tronditi te gjithe, vjen reagimi i motres se viktimes, e cila sqaron se motra e saj nuk ka nderruar jete nga koronavirusi, dhe se ate mund ta kete marre ne kohen qe u shtrua ne spital.
Ne nje rrefim te bere per JOQ, motra e Amantia Çarçiut thote se asnje prej familjareve dhe shoqerise se 21 vjecares nuk i eshte bere tamponi, pasi nuk kane asnje shenje te koronavirusit, nderkohe qe thekson se edhe pse te rese nuk i mungoi kujdesi shendetesor ne spital, ajo vdiq per probleme te tjere shendetesore.
Ajo thekson se motra e saj vuante prej kohësh nga mbipesha dhe ankohej se kishte probleme me frymëmarrjen, mpirje të buzëve, krahut dhe gishtave. Edhe pas vizitave mjekësore, këshilla e parë që ajo kishte marrë kishte qenë pikërisht rënia e menjëhershme nga pesha. Sipas saj, ajo kishte pasur probleme me bajamet për katër ditë me radhë dhe temperatura i ishte rritur në mënyrë të ndjeshme.
Më pas, më datë 7 korrik ata kishin lajmëruar ambulancën, ndërkohë që ajo ishte e vetëdijshme dhe kishte zbritur vetë nga shkallët e shtëpisë për të hypur në të. Pas analizave, familja nuk kishte marrë një përgjigje se çfarë kishte Amantia, por ajo çka dihet është se kujdesi mjekësor nuk ka munguar. Ajo ka ndenjur për pak kohë në intubim, jo më shumë se 24 orë.
Rrëfimi i motrës
Pershendetje. Jam motra e Amantia Çarçiut, dua tju them tgjith botes qe motra ime nk iku nga virusi. Amantia ankohej prej kohesh per frymemarrjen e renduar, mpirje buze, mpirje te mollzave te gishtave, mpirje krahu. E kemi vizituar dhe i kane thene per renie imediate ne peshe dhe ne po organizonim vizitat e rradhes per problemin e Amantias. Motra ime 4 dite ka qen me bajame te qelbezuara por jo me temperatur te theksuar. Esht kuruar ne shtepi per keto. Ne daten 7 korrik ne dark motra ime u ankua prej frymemarrjes dhe mpirjes se buzes gjithashtu dhe iu rrit temperatura menjehere. Lajmerova ambulancen qe erdhen e moren pas gati 1 ore se nk kishin veshjen e pershtatshme per tna ardhur ne shtepi. Motra ime ka zbritur vet me kembet e saja per tek ambulanca. Ishte koshiente por ndiente mpirje. Amantias iu be tamponi, skaneri, e plot analiza te tjera dhe ne familjarve nuk na u tha kurr asnje rezultat Na thoshin vetem qe esht heret per te folur se Amantia ka probleme te tjera. Kemi folur me motren gjat gjith kohes. Me bejn shum analiza na thoshte. Dime qe jan kujdesur shuuuum per Amantian se mernim informacion dhe gjithashtu na thoshte dhe vete. Amantia nuk ka ndenjur ne intubim gjat..as 24 ore jo Theksoj qe ne familjareve nuk na eshte ber tamponi, e theksoj nuk na eshte ber tamponi. Asnje nuk ka asnje simptom Amantia e ka mar virusin ne spital Amantia esht ndar nga jeta ne date 14 korrik jo ne 15 Ne familjareve na eshte dhen lajmi ne date 15 ne mengjes Ne skeden e vdekjes shkruhet data 14. Motres time mbase i erdhi caktimi i zotit e ju mblodhen te gjitha por nuk iku me korona ne spital ..jam e sigurt per kete. Nuk kemi asnje simptom. As shoqeria jon..as te afermit. MOTRES TIME NUK I MUNGOI KUJDESI NE SPITAL SEPSE E DIME. U moren serjozisht me Amantian por ishte fati i tille..un kam pengje te tjera qe do ti ndjek deri ne fund. Kam shum boshlleqe per te plotsuar per kete situat. AMANTIA ISHTE E PASTER SI KRISTALI U detyrova te shkruaj ti qetsoj sado pak shpirtin motres.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje