Lajme
Shqipëri: A do të lejohet diaspora të votojë me dokumente të vendeve tjera në zgjedhje?

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi deklaroi në Kuvend se ndryshimet në Kodin Zgjedhor që po shqyrtohen sot në seancë kanë dakordësinë e të dyja palëve, mazhorancës dhe opozitës.
“Sot po diskutojmë për një paketë ndryshimesh në Kodin Zgjedhor që bëjnë më të lehtë votën e bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Është arritur një dakordësi për të mos krijuar idenë e mospajtueshmërisë”, tha Peleshi.
Peleshi theksoi se e vërteta është se ne jemi dakord ta votojmë draftin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në tavolinë.
Sipas tij, diskutimi lidhur me votimin pa karta identiteti apo me dokumente të vendeve të tjera nuk është pjesë e këtyre ndryshimeve.
“Ne nuk kemi asnjë gjë në parim kundër kësaj pjese prej 7-8% të diasporës. U ngritën pretendime të drejta lidhur me sa të verifikueshme apo të paverifikueshme janë kartat e identitetit të një shteti tjetër. Nuk kemi databazat e tyre”, tha ai.
Peleshi theksoi se synimi i vetëm është të ruhet integriteti i procesit zgjedhor për të mos krijuar dritare ku nga ku nuk e dimë kush mund të futet.
“Ky është i vetmi pretendim. Nuk është pjesë e votimit të sotëm, nuk është pjesë e paketës së ndryshimit të Kodit. I takon Rregullatorit dhe i bëj thirrje ta shikojë me kujdes për të mos cenuar integritetin e një procesi që ka marrë shumë energji edhe nga ana juaj, edhe nga ana jonë”, tha Peleshi.
Peleshi theksoi se për herë të parë në histori po bëhet e mundur vota e diasporës nga ku ata jetojnë.
“Shqipërisë i duhet kontributi i diasporës në zgjedhje, pasi është një e drejtë që u përket po njëlloj shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në diasporë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova Një aksident fatal trafiku në Austri i ka marrë jetën të riut nga Kosova, Albion Bardhi,...
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
Jeta në Zvicër
-
Migros dëshiron të testojë degën 24-orëshe për herë të parë Migros ka paraqitur një kërkesë në komunën e Herisau për operim 24 orësh. Faza e testimit...
-
Çakalli i artë kapet për herë të parë në grackën e fotografive zvicerane
-
Dy të vdekur në aksidente të ndara skijimi në Zvicër
-
Një “shi parash” nga dividentët: Kush po përfiton më shumë në Zvicër?
-
PostFinance mbyll llogaritë e zviceranëve në Kubë, emigrantët përballen me sfida bankare