Shqipëria
Shqipëri: 90 përqind e të shtruarve në spital, të pavaksinuar
Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo deklaroi sot se gati 90% e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar.
Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Çomo theksoi se “gjatë periudhës së fundit numri i personave të shtruar në COVID 1 dhe 3 është në gjendje të qëndrueshme, rreth 140 pacientë, plus minus sipas ditëve të caktuara”.
“Në spital shtrohen format mbi të mesmen dhe rreth 70% e rasteve të shtuara në spital i takojnë janë forma të mesme të rënda, 20% janë forma kritike, është edhe një përqindje e vogël që në gjuhën mjekësore quhen forma të brishta nga ana epidemiologjike, që kanë arsye për të qëndruar në spital”, nënvizoi Çomo.
Sipas saj, grupmosha e shtruar në spital nga është nga 19 vjeç deri mbi 90 vjeç.
“Numri i të shtruarve në spital në grupmoshën e re është i rritur dhe 30% e të sëmurëve në spital i takojnë moshës 19-45 vjeç”, tha Çomo, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Drejtoresha Çomo bëri të ditur se rastet e shtruara në spitale i takojnë qyteteve të mëdha si Tirana, Fieri, Berati, Durrësi, që kryesisht janë qytetarë që vijnë nga zonat urbane.
“Duke qenë se gati 30% janë mosha të reja vlerësohet fort procesi i vaksinimit të tyre dhe në moshat mbi 65 vjeç dhe 70 vjeçare që kanë bërë dy doza vaksinimi është e rëndësishme kryerja e dozës së tretë të vaksinës, pasi është një armë e fuqishme për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve”, tha Çomo.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën