Shqipëria
Shqipëri, 9 persona tentuan të dilnin jashtë shtetit në mënyrë të jashtëligjshme
Shqipëri, procedohen 9 persona
Ditëve të fundit, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas ka proceduar penalisht, për veprën penale nëntë persona, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit: R. P., 47 vjeçe dhe R. Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L. L., 21 vjeçe dhe E. M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D. G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F. T., 37 vjeç banues në Burrel, përcjell albinfo.ch.
Mediat shqiptare shkruajnë se këta shtetas kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.
Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u proceduan penalisht, për veprën penale ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”, shtetasit E. Ç. dhe A. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi kanë tentuar të kalojnë për në Angli në mënyrë ilegale, si dhe shtetasi N. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme.
Policia Kufitare do intensifikojë kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?