Shqipëria
Shqipëri: 6 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
Gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkohë që në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se nga 4022 testime të kryera, 780 prej tyre rezultuan pozitive.
Ndërkohë, 757 janë të shëruarit në 24 orët e fundit. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 268, pasuar nga Durrësi me 62, Shkodra 39, Vlora 34, Kruja 32, Fieri 31 raste etj.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një qytetar nga Tirana 61-vjeç, një qytetar nga Elbasani 65-vjeç, një qytetare nga Fieri 66-vjeçe, dy qytetarë nga Vlora 68 dhe 75-vjeç dhe një qytetar 80-vjeç nga Berati.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 162.953 raste, prej tyre 147.584 janë shëruar, 12.789 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.580 pacientë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh