Shqipëria
Shqipëri: 6 humbje jete nga Covid-19, në 24 orët e fundit
Janë kryer 2,506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 120 qytetarë, në këto bashki: 56 në Tiranë, 11 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, Berat, 3 në Kamëz, Mat, Përmet, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Sarandë, 1 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.
Janë 5,178 pacientë aktivë me COVID19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 38 vjeç, një qyetetar nga Pogradeci 68 vjeç, një qytetar nga Elbasani 70 vjeç, një qytetar nga Durrësi 79 vjeç, një qytetar nga Tirana 83 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 171 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,547që nga fillimi i epidemisë./TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën