Shqipëria
Shqipëri: 568 raste të reja dhe pesë viktima nga Covid-19
Pesë pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar 568 raste të reja.
Viktimat janë tre qytetarë nga Tirana, të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40-vjeç dhe një 71-vjeçare nga Dibra.
Janë kryer 2659 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 299 qytetarë në Tiranë, 26 në Durrës, 22 në Vlorë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Elbasan, Fier, 17 në Lushnje, 15 në Kamëz, 14 në Sarandë, 9 në Dimal, nga 7 qytetarë në Kuçovë, Himarë, Kurbin, Shkodër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë etj.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 8,059 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar, transmetojnë mediat.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik