Shqiperia

Shqipëri: 532 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kufizoni kontaktet.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2,409 testime, prej të cilave 354 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2 532 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.