Shqipëria

50 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Përhapja e koronavirusit në Shiqpëri  vijon frikshëm, duke shënuar në 24 orët e fundit 50 raste të reja.

17 në Tirane, 6 në Krujë, 5 në Lezhe, nga 4 në Shkodër, Durrës dhe Fier, 3 në Korçç, 2 në Vlorë dhe Elbasan, dhe nga një rast në Kurbin, Sarandë dhe Mirditë.

Shifrat zyrtare janë bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, pas testimeve të bëra në personat e dyshuar për koronavirus.

Kujtojmë se një ditë më parë në vend u raportuan 66 raste të reja dhe 3 persona humbën jetën në Infektive, pa arritur t’i mbijetonin sëmundjes.