Shqipëria
Shqipëri: 5 shqiptarë lënë vendin çdo orë
Jo më emigrantë sezonalë apo për një kohë të shkurtër. Shqiptarët tani po lënë vendin bashkë me familjet me qëllimin për të mos u kthyer më për të jetuar në atdhe.
Ekspertët i lexojnë në këtë mënyrë shifrat e publikuara nga INSTAT. Ky trend faktohet edhe nga rikthimet e ulëta nga kurbeti, të përgjysmuara krahasuar me vite më parë.
Teksa me 46 mijë të larguar në 2022-ën, emigracioni regjistroi nivelin më të lartë të 8 vjetëve të fundit, rikthimet ishin ndër më të ulëtat historike, me vetëm 14 mijë raste, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
“Bazuar në statistikat zyrtare, rezulton se kanë ikur nga Shqipëria për emigrim 1.66% e popullsisë, ose 1 në 60 individë. Thënë ndryshe, nga Shqipëria gjatë vitit 2022 si të plotë, çdo ditë janë larguar përfundimisht nga vendi 127 individë, apo 5.3 shqiptarë çdo 1 orë”.
Këto shifra sipas Teuta Nunajt pritet të ndikojnë në shumë sektorë negativisht. Largimet flasin për gati 12,500 më pak në vetëm një vit.
Por shifrat sipas ekspertëve janë edhe më të larta, teksa këto të dhëna u referohen vetëm statistikave publike dhe jo një censi të mirëfilltë të popullsisë, që pritet të realizohet në vjeshtë.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca