Lajme
Shqipëri: 290 milionë euro më pak të ardhura
Ecuria e treguesve buxhetorë, veçanërisht në drejtim të të ardhurave tregon se ekonomia po rimëkëmbet me hapa të ngadaltë dhe është ende larg situatës normale të para pandemisë.
Gjatë 9-mujorit buxheti grumbulloi 307.8 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 35.7 miliardë lekë ose rreth 290 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Për janar- shtator, rënia më e madhe erdhi nga tatimi mbi të ardhurat personale me rreth 94 milionë euro, ose 31.1% më pak se në 2019-ën, për shkak të mbylljes së dhjetëra-mijëra vendeve të punës si pasojë e Covid-19.
Shtyrja e pagesave të tatimit mbi fitimin në ndihmë të bizneseve të prekura nga pandemia ka bërë që edhe të ardhurat e mbledhura nga kjo taksë të tkurren ndjeshëm me rreth 26.6%.
Rënie kanë shënuar gjithashtu edhe të ardhurat e grumbulluara nga TVSH-ja me rreth 10% për 9-mujorin e këtij viti, taksë e cila siguron rreth 40% të të ardhurave totale në buxhet.
Por, teksa të ardhurat në arkën e shtetit kanë rënë ndjeshëm, shpenzimet nga ana tjetër kanë ndjekur kahun e kundërt.
Të dhënat e Financave tregojnë se për janar- shtator shpenzimet arritën në 366.2 miliardë lekë, rreth 20.4 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, rritje e cila ka ardhur për plotësimin e dy paketave financiare në mbështetje të bizneseve dhe individëve të prekur nga kriza.
Një ecuri e tillë e të ardhurave dëshmon se ekonomia e vendit gjendet në vështirësi të mëdha, çka mund të detyrojë qeverinë të ulë ndjeshëm shpenzimet për investime./TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor