Lajme
Shqipëri: 280 milionë euro më pak në arkën e shtetit
Pandemia ka ushtruar një presion të madh në akrën e shtetit gjatë vitit të kaluar, pasi të ardhurat kanë parë një tkurrje të fortë si pasojë e krizës.
Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se arkëtimet arritën në 425.6 miliardë lekë në fund të dhjetorit, në rënie me rreth 34.7 miliardë lekë apo 280 milionë euro më pak se më 2019, raporton TCh, përcjell Albinfo.ch.
Humbjet më të mëdha janë shënuar në të ardhurat tatimore, kryesisht në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale me 12.4 miliardë lekë më pak të arkëtuara, tatimi mbi fitimin me -8.1 miliardë lekë si dhe TVSH-ja.
Kjo rënie e thellë lidhet kryesisht me shifrën e lartë të vendeve të humbura të punës si dhe shtyrjes së pagesës së taksave apo zerimin e tyre për bizneset, veçanërisht gjatë periudhës së karantinës, ku u detyruan të pezullojnë aktivitetin.
Ndryshe nga të ardhurat, shpenzimet nga ana tjetër kanë ndjekur një trend në rritje, pasi në fund të 2020-ës arritën në 536.3 miliardë lekë, apo rreth 44.5 miliardë lekë më shumë se 2019.
Kjo fryrje e shpenzimeve reflekton rritjen e tyre në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur më rëndë nga pandemia përmes dy paketave financiare të akorduara një vit më parë.
Kjo disbalancë mes të ardhurave në rënie dhe shpenzimeve në rritje ka rritur ndjeshëm edhe nivelin e deficitit buxhetor, duke e çuar atë në 110.6 miliardë lekë, apo rreth 638 milionë euro.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë