Shqipëria
Shqipëri, 19 të shëruar në 24 orët e fundit
Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19, ndërsa 3 pjesëtarë të tjerë të këtij personeli janë shëruar në 24 orët e fundit në Tiranë.
Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se së bashku me anëtarët e personelit mjekësor shkon në 19 numri i personave të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, dhe se për të 7-ën ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë.
“Forca! Besim dhe durim”, e mbyll mesazhin e tij kryeministri, ndërsa thekson se deri tani ka shkuar në 302 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri. 548 persona rezultojnë të infektuar deri tani nga koronavirusi në vendin tonë, ndërkohë 26 qytetarë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.
“LAJM I MIRË:
1 mjek dhe 2 infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit.
Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19.
Për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë.
Deri tani 302 qytetarë e kanë fituar luftën me COVID-19. Forca! Besim dhe durim”, shkruan Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës