Uncategorized

Shqipëri: 13 viktima dhe 865 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 865 persona, si dhe kanë humbur betejën me virusin 13 pacientë. Kështu numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në  78,992, ndërsa ai i viktimave në 1393. Janë kryer 2960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 865 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 421 raste në Tiranë, 55 në Fier, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 29 në Kurbin, 26 në Vlorë, 23 në Sarandë, 22 në Delvinë, 20 në Elbasan, 17 në Shkodër, 16 në Berat, nga 14 raste në Kavajë, Gjirokastër, Divjakë, Kuçovë, 13 në Mallakastër, nga 9 raste në Lezhë, Gramsh, 8 në Peqin, nga 7 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, 6 në Kukës, 5 në Rrogozhinë, nga 4 raste në Kamëz, Dibër, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Prrenjas, Konispol, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Korçë, Tropojë, Mat, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Shijak, Poliçan.