Integrimi
Shqipëri: 1.4 milionë emigrantë në tërë botën
Në Greqi shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të emigrantëve ndërsa në Itali këtë pozicion e mbajnë rumunët

“People Movin”, e specializuar për emigrimin e popullsisë në të gjithë globin ka publikuar statistikat me të cilat bëhet e ditur se Shqipëria numëron 1.4 milionë emigrantë në të gjithë botën.
Pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë jetojnë në dy vendet fqinje, Greqi dhe Itali. Greqia qëndron në krye me rreth 676 mijë emigrantë ndërsa në Italia jetojnë 522 qytetarë shqiptarë.
Në Greqi shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të emigrantëve ndërsa në Itali këtë pozicion e mbajnë rumunët, transmeton Shekulli.
Shtetet të tjera ku ka prani të emigrantëve shqiptarë janë: Maqedonia me 91 mijë të tillë, SHBA-të me 83 mijë, Gjermania me 15.9 mijë, Kanadaja me 11.9 mijë, Turqia me 3 mijë, Franca po me 3 mijë dhe Australia me 2.6.
Shqipëria
Popullsia: 2,986,952
Emigrantë: 1,438,451
Greqi: 676,846
Itali: 522,647
Maqedoni: 91,128
SHBA: 83,018
Gjermani: 15,964
Kanada: 11,985
Turqi: 3,712
Britani: 3,065
Francë: 3,037
Australi: 2,628
Sipas “People Movin”, popullsia e botës është 6.8 miliardë dhe nga këta 215 milionë janë emigrantë në vende të ndryshme. Kjo shifër përbën 3.15% të popullsisë së botës e cila jeton jashtë vendin të vet.
Destinacionet kryesore për emigrantët janë SHBA-të që numërojnë 42.7 milionë të tillë, Rusia me 12.2 milionë, Gjermania me 10.7 milionë etj etj..
10 destinacionet kryesore
SHBA 42,788,029
Rusi 12,270,388
Gjermani 10,758,061
Arabia Saudite 7,288,900
Kanada 7,202,340
Britani 6,955,738
Spanjë 6,900,547
Francë 6,684,842
Australi 5,522,408
Indi 5,436,012
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë Një grua 35-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën e saj për dhunë – më vonë ka...
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
-
Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes
Jeta në Zvicër
-
Ambasada e SHBA në Bernë shet inventarin e tepërt Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bernë ka hapur një ankand online për shitjen e inventarit...
-
Bieli shpall të vlefshme nismën për pagë minimale
-
Çfarë mund të ndodhë nëse fëmijët e humbasin shkollën në Zvicër?
-
Zvicër: Humb jetën një punëtor 28-vjeçar në kantierin e ndërtimit
-
Policia e Fribourgut e quan femicid vrasjen e gruas kosovare nga bashkëshorti në Epagny