Integrimi
Shqipe Sylejmani me romanin e saj në gjermanishte, në kërkim të rrënjëve
Është kjo një fjali në faqen e fundit të romanit „Bürde&Segen” („Barrë dhe Bekim“), të botuar muajin e kaluar nga autorja e re, Shqipe Sylejmani
Shumë nga mërgimtarët shqiptarë në vendet perëndimore, të cilët kanë emigruar për arsye të ndryshme, si ato politike e ekonomike, kanë lënë mbrapa edhe pjesëtarë tjerë të familjes. E në rastet e shumta prindërit, që më vonë bëhen edhe gjyshërit e fëmijëve të këtyre të parëve.
Shkuarjet në vendlindje, shpesh janë bërë me rastin e festave apo pushimeve shkollore të fëmijëve, por edhe me rastin e ndonjë rasti mortor.
Kështu zë fill edhe tregimi i Shotës. Pas kumtit për vdekjen e gjyshes, familjarët marrin rrugën për në Kosovë, për të marrë pjesë në varrimin e saj.
Projektet të cilat Shota i kishte nisur në Zvicër, u desh t`i linte anash për pak kohë, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Por siç duket, e gjithë kjo do të merrte edhe ca kohë. Një libërth i vogël shënimesh të gjyshes, të cilën ia dhuroi xhaxhai i saj, duket se e orientoi Shotën rreth një projekti jetësor, tejet të panjohur, e njëkohësisht shumë tërheqës.
Rruga për të gjetur pjesën e munguar
Tirana, Korça, Gjirokastra, Saranda, Shkodra e Ulqini, ishin emrat e disa qyteteve në trojet shqiptare, vizita e të cilëve ishte një dëshirë e kamotshme, por e fshehtë e gjyshes. Për Shotën, ky ishte një amanet, i cili, siç do të shohim në romanin e Shqipes, do të bëhet një obligim për tu përmbushur.
Por në fakt pyetja më e saktë do të ishte se çka do të përmbushë së pari Shota? Amanetin e gjyshes; vetveten, duke njohur një pjesë që i mungonte, apo të dyja bashkë?
Kthimi i saj në Zvicër nuk zgjati shumë. E zënë me mendimet rreth shënimeve të gjyshes dhe me projektet e veta, Shota më në fund vendos që të ndjekë të panjohurën, të ndjek rrugëtimin e dëshiruar të gjyshes, dhe njëkohësisht edhe atë pjesë që i kishte munguar me vite, por vetëm tash e kishte zbuluar.
„Barrë dhe Bekim“ përshkruan më pas rrugëtimin e Shotës në afër 30 qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni Veriore. Por në fakt, autorja Shqipe Sylejmani, nëpërmjet kryeprotagonistes së romanit, Shotës, paraqet një pjesë të madhe të vetes, të një vajze të rritur në mërgim, e cila nuk ndihej e përmbushur ndërsa kthehet në vendlindje për të gjetur pjesët e munguara.
„Kultura dhe historia shqiptare është tepër e bukur për të mos u treguar“ thotë Shqipja për albinfo.ch, përderisa na tregon se pjesë e librit janë edhe anekdota e tregime të shkurtra. Ato janë mbledhur e treguar nga njerëz të qyteteve të ndryshme të cilat ajo i kishte vizituar dhe, si të tilla, shërbejnë si mesazh, apo si një zgjidhje për situatat të cilat trajtohen në roman.
Një promovim ndryshe
Sikurse vetë libri, edhe promovimi i romanit, që u bë më 22 tetor në Cyrih, kishte të veçantat e veta. Siç e do zakoni, edhe këtu, autorja para publikut me maska të pranishëm në sallë, e në numër të kufizuar për shkak të pandemisë Covid 19, bëri një lexim të disa pjesëve të romanit. Gjatë leximit atë e shoqëruan këngëtarja Arjeta Zuta dhe pianisti Leutrim Aliji.
Duke u kthyer tek arsyet e emigrimit, ajo rithekson se në këtë mes ka një histori të dhimbshme. Shumë mërgimtarë kanë lënë shtëpitë e tyre, e në kërkim të një jete më të mirë, shpesh janë përballur me situata të panjohura. Ajo i quan gjeneratat e para, e shpesh edhe të dyta të shqiptarëve në mërgim, si gjenerata të humbura, pasi që ata vetëm trupin e kishin në mërgim, përderisa mendjen dhe zemrën, në vendlindje.
Me këtë rast, Shqipja, brezave të rinj ua bën me dije se sa e vlefshme është vendlindja.
Kthehemi edhe një herë tek libri.
Përse „Barrë dhe Bekim“?
„Barrë&Bekim, është një libër që do të marrë lexuesin në një udhëtim. Kjo aventurë mëton të tregojë bukurinë e trojeve shqiptare si në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, duke përfshirë këtu po ashtu edhe pjesët e errëta që kaluan shqiptarët në periudha të ndryshme. Por si çdo udhëtim, ofron edhe ky kujtime të bukura për muzikën e veçantë shqiptare, mikpritjen e njerëzve, tregime e anekdota, të cilat na përkujtojnë se sa e bukur është vendlindja jonë“ shprehet autorja.
Por për të, si një shqiptare e rritur në mërgim, „Barrë dhe Bekim” ka po ashtu edhe një domethënie tjetër, e tëra kjo lidhet edhe me vendimin e prindërve të saj për të emigruar.
„Barrë është se ata kanë lënë pas vendlindjen dhe familjen, atje prej nga e kemi zemrën dhe shpirtin. E Bekimi qëndron në faktin se ata kështu kanë pasur mundësi të ndihmojnë familjet e tyre nga larg, dhe t`i gëzohen lirisë dhe perspektivës që ofrojnë vendet ku ata tash jetojnë“ thotë Shota, alias Shqipja, e cila ardhjen dhe jetesën në Zvicër e sheh si një obligim për të bërë diçka me shumë.
Autorja ndihet mirë me librin e saj të parë
Ajo ndihet mirë me librin e saj të parë, duke e ditur se çdo libër i botuar në Zvicër bëhet pjesë e Bibliotekës Shtetërore të Zvicrës. Me këtë, ajo thotë se ia ka dalë që një pjesë kulturë e qindra mijëra shqiptarëve në Zvicër, të bëhet pjesë e këtij tempulli.
Shqipe Sylejmani është e lindur në Prishtinë, Kosovë. Në Zvicër ajo ka ardhur si 4 vjeçare, pasi që ndaj babait të saj, bashkëpunëtor i të përditshmes “Rilindja” kishin filluar përndjekjet. Në këtë gazetë Shqipja kishte filluar leximet e para. Gjatë studimeve për Gazetari dhe Komunikim në Cyrih, ajo ka punuar për disa revista të njohura në Zvicër dhe Nju Jork.
„Bürde&Segen (Barrë dhe Bekim)“ është libri i parë i autores, i cili është shkruar në gjuhën gjermane, përderisa kanë filluar përgatitjet për përkthimin e tij në gjuhën shqipe dhe angleze. Edhe pse sipas autores, libri ka nevoje për shumë plotësime, ajo na bën me dije se së shpejti mund të presim ndoshta edhe pjesën e dytë të librit. Apo siç e cek Shqipja në fund të romanit, kur gjatë vizitës tek varrit të gjyshes i prezanton punën e saj, duke shpresuar që ajo të jetë e kënaqur me realizimin e amanetit, e duke i premtuar se “Udhëtimi vetëm sa ka filluar“.
Kush është Shqipe Sylejmani
Shqipe Sylejmani është e lindur në Prishtinë, Kosovë. Në Zvicër ajo ka ardhur si 4 vjeçare, pasi që ndaj babait të saj, bashkëpunëtor i të përditshmes “Rilindja” kishin filluar përndjekjet. Gjatë studimeve për Gazetari dhe Komunikim në Cyrih, ajo ka punuar për disa revista të njohura në Zvicër dhe Nju Jork. „Bürde&Segen (Barrë dhe Bekim)“ është libri i parë i autores, i cili është shkruar në gjuhën gjermane.
Rruga drejt vetvetes
„Barrë dhe Bekim“ përshkruan rrugëtimin e Shotës në afër 30 qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni Veriore. Por në fakt, autorja Shqipe Sylejmani, nëpërmjet kryeprotagonistes së romanit, Shotës, paraqet një pjesë të madhe të vetes, të një vajze të rritur në mërgim, e cila nuk ndihej e përmbushur ndërsa kthehet në vendlindje për të gjetur pjesët e munguara.
Lexoni po ashtu:
Shkrimtarja Shqipe Sylejmani promovoi librin “Bürde & Segen“ në Cyrih
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve