Kosova
Shqetësuese, mbi 65 mijë punëtorë ikin nga sektori privat në Kosovë
Për shkak të kushteve, shumë prej tyre po detyrohen të largohen nga Kosova për të punuar në vendet perëndimore.
Kosova po përballet me mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Kjo pasi, për shkak të kushteve, shumë prej tyre po detyrohen të largohen nga Kosova për të punuar në vendet perëndimore.
Deri në qershorin e këtij viti, mbi 65 mijë punëtorë e kanë lënë punën në sektorin privat, thotë Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, në vitin 2021 punën e kishin lënë mbi 42 mijë persona, ndërsa trendi i ikjeve është në rritje. Ai ngre shqetësimin për mungesën e punëtorëve të kualifikuar, të cilët për shkak të kushteve po obligohen të dalin jashtë vendit.
“Në vitin 2021 mbi 42 mijë, përderisa në qershor të këtij viti ka kaluar numri mbi 65 mijë. Është numër i madh i mungesës së punëtorëve të kualifikuar, por megjithatë punëtorët e kualifikuar i kemi obliguar të dalin jashtë vendit”, ka thënë Azemi për EO.
Ai tregon pse po ndodh kjo. “Lëvizjet e punëtorëve po bëhen në gjithë botën. Tek ne po ndodh sepse me një pagë 170 euro dhe mosofrimi i kushteve adekuate dhe shumë çështje të tjera me ligjin e punës i bëjnë të pasigurt këta punëtorë. Punëtorët i kanë humbur synimet se do të bëhet mirë dhe orientimi i tyre është jashtë vendit për kushte më të mira”, ka thënë Azemi./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
Jeta në Zvicër
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative