Kosova
Shqetësuese, Kosovës i ikin të diplomuarit
Vitet e fundit janë larguar mijëra qytetarë nga Kosova për në vendet perëndimore duke kërkuar një jetë më mirë.
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Berim Ramosaj, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të ndërtojnë politika demografike që do të jenë në shërbim të zhvillimit të vendit.
Sipas tij tani nuk janë duke ikur më vetëm pjesa e popullatës që nuk janë të shkolluar, apo nuk kanë një profesion të caktuar, por të diplomuarit etj.
“Është alarmante ikja e trurit, pra po na ik kapitali njerëzor dhe ky proces është i pandalshëm. Ikja e trutit është problem botëror dhe nuk është problem vetëm i Kosovës. Shteti i Kosovës duhet të stimulojnë bizneset e reja”, tha ai në RTK.
Ramosaj rekomandoi se shteti duhet të stimulojë edhe me forma të reja bizneset në Kosovë dhe duhet të bëhet një plan pesë vjeçar. Sipas tij ikja e qytetarëve vjen nga shumë faktor.
Ai tha se edhe bizneset në Kosovë duhet të mendojnë për punëtorët e tyre, pasi që si rezulzat i punëtorëve kanë rritur kapitalin e tyre.
“Duhet të punohet edhe për punëtorët që të kenë përfitime në karrier, pasi që dukuritë negative ndikojnë tek ikja e trurit”, tha ai.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë