Lajme
Shqetësimet për COVID-in ndërsa amerikanët mblidhen për festën e Ditës së Falenderimeve
Amerikanët po përgatiten të mblidhen së bashku për të festuar Ditën e Falenderimeve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn, zyrtarët e shëndetësisë vazhdojnë t’u bëjnë thirrje banorëve të vaksinohen, ndërsa është hapur mundësia që të gjithë të rriturit e vaksinuar të marrin një dozë përforcuese të vaksinës ndaj COVID-19ës.
Udhëtimet pritet të arrijnë këtë javë në nivelin që ishin përpara pandemisë, ndërsa njerëzit do të vizitojnë të afërmit e tyre për Ditën e Falenderimeve, e cila çel sezonin e festave në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, niveli i infektimit nga COVID-19 po rritet dhe zyrtarët e shëndetësisë miratuan dhënien e dozës përforcuese për të gjithë të rriturit e vaksinuar. Por mbledhja e njerëzve së bashku vjen me rreziqe, ndërsa 26% e amerikanëve, ndër ta edhe fëmijët mbi 5 vjeç, ende nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
“Nëse jeni të vaksinuar atëherë mirë është të bëni edhe dozën përforcuese, që të shijoni një vakt të mirë të Festës së Falenderimeve me familjen tuaj. Nuk ka arsye përse të mos veprohet kështu. Ajo që na shqetëson janë njerëzit e pavaksinuar, pasi ata po veprojnë si burimi kryesor i dinamikave të infektimit në komunitet”, tha Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor për mjekësinë i Shtëpisë së Bardhë.
Disa nga strategjitë për rritjen e ritmit të vaksinimit kanë hasur në pengesa. Administrata Biden tha se do të pezullonte momentalisht planet për të zbatuar udhërin për vaksinimin e detyrueshëm në qendrat e punës me mbi 100 punonjës, ndërsa është duke u zhvilluar për këtë çështje një proces gjyqësor.
Javën e kaluar, Guvernatori republikan i Floridas Ron DeSantis nënshkroi një ligj që përcakton gjoba për bizneset dhe spitalet që e vendosin detyrimin për vaksinimin ndaj COVID-19ës pa ofruar alternativa të tjera. Disney World, një ndër kompanitë me numrin më të madh të të punësuarve në këtë shtet, e pezulloi politikën e saj për vaksinimin e punonjësve.
“Mendoj se kjo të mundësojë një ndryshim të madh për shumë njerëz. Ne po respektojmë liritë individuale të njerëzve në këtë shtet…”, tha Guvernatori DeSantis.
Disa thonë se përpjekjet e administratës Biden për ta lidhur punësimin me vaksinimin janë shndërruar në një çështje politike.
“Fatkeqësisht është shndërruar tashmë në një luftë politike në nivel kombëtar. Do të shohim disa guvernatorë që do të përpiqen të marrin një pozicion për këtë çështje, siç u veprua në Florida. Dhe do të shohim se administrata Biden do t’i kundërshtojë këto shtete”, tha Dr. Scott Gottlieb, ish-drejtues i Administratës së Ushqimit dhe Barnave.
Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të vaksinuar më shumë njerëz, disa duket se janë të gatshëm të lehtësojnë masat për mbajtjen e maskave. Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit tha se këtë javë do të hiqej urdhëri për mbajtjen e maskave në kryeqytetin amerikan./VOA
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje