Shqipëria

Shqetësime për ndërtimin e urës që afron Shqipërinë me Malin e Zi

Një urë mbi Lumin Buna do të përfarojë Shqipërinë dhe Malin e Zi. Vendet do të shpenzojnë rredh 20 milionë euro për këtë projekt që lidh Ulqinin me Velipojën, përcjellë albinfo.ch.

Plani është që në shtratin e Bunës, jo larg derdhjes së saj në Detin Adriatik, të vendosen shtylla mbajtëse prej betoni për urën 310 metra ta gjatë. Ndërtimi i paralajmëruar po përcillet me shumë të panjohura nga ana malazeze. Ndër to janë: cilësia e terrenit ku do të ndërtohet, mungesa e planit hapësinor dhe ndikimi në llojet e peshqve të rrezikuar, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjellë albinfo.ch.

Në Shqipëri, lumi është përfshirë në listën Ramsar të ujërave me rëndësi ndërkombëtare, malazezët nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë. Sipas aktivistes për mbrojtjen e mjedisit nga Ulqini, Zenepa Lika, plani i dy shteteve tregon një rend të kundërt hapash për ndërtimin e kësaj ure. “Pala shqiptare e ka injoruar përfshirjen e një zone të njohur ndërkombëtarisht. Është jo më pak për të ardhur keq që pala malazeze nuk e ka marrë parasysh ndikimin negativ në vlerat natyrore të kësaj zone vërtet unike”, thotë Lika për Radion Evropa e Lirë, përcjellë albinfo.ch.

Marrëveshja për ndërtimin e urës është nënshkruar më 27 shkurt në Podgoricë nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, pas një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive. Në atë kohë është thënë se ura do ta shkurtojë distancën midis Ulqinit dhe Velipojës nga 70 kilometra, sa është aktualisht, në vetëm disa kilometra, raporton REL, përcjellë albinfo.ch.

Shqipëria dhe Mali i Zi do ndajnë koston e ndërtimit prej rreth 20 milionë eurosh, që do të thotë 11 milionë euro më shumë sesa që është paralajmëruar fillimisht, në qershor të vitit 2022. “Është pak më shtrenjtë se hera e parë, por nuk është asgjë spektakolare. Nëse ndahet përgjysmë, nuk është vërtet shumë”, ka thënë Abazoviq në një konferencë me Ramën në fund të shkurtit, shkruan REL, përcjellë albinfo.ch.

Është paraparë që ura duhet të përfundojë në gusht të vitit të ardhshëm. Përmes marrëveshjes, të dyja shtetet e kanë marrë përsipër t’i përshpejtojnë dhe lehtësojnë procedurat për miratimin e lejeve të përshtatshme dhe përmbushjen e detyrimeve mjedisore, shkruan REL.

Nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Mal të Zi thonë për Radion Evropa e Lirë se, për ndërtimin e urës, është e nevojshme që të përgatitet një raport i vlerësimit të ndikimit në mjedis e deri më tani nga kjo ministri i kanë thënë REL-it se nuk janë dorëzuar dokumente, përcjellë albinfo.ch.

Ekologët malazezë janë të shqetësuar mbi pasojat që do të ketë ndërtimi i kësaj ure, ata thonë se Lumi Tara është shkatërruar gjatë ndërtimit të një autostrade mbi gjashtë kilometra të gjatë, kompania kineze “China Road and Bridge Corporation (CRBC)”, që ka qenë kontraktore, ka ofruar të rehabilitojë vetëm gjysmë kilometri.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës joqeveritare “Green home”, Azra Vukoviq shpreh shqetësimin e saj për REL. “Sidomos për shkak se është një zonë që ka rëndësi të shumëfishtë, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar”, thotë Vukoviq, përcjellë albinfo.ch.

Lumi Buna është një korridor për migrimin e llojeve të rralla dhe të rrezikuara të peshqve nga deti në Liqenin e Shkodrës. Midis tyre është edhe ngjala evropiane, e cila ka statusin e një specieje shumë të rrezikuar, shkruan REL.

Ura do të vendoset mbi bifurkacionin e Lumit Buna në dy degë që formojnë resortin ekskluziv turistik të Adës në Mal të Zi, ku tashmë ka probleme me erozionin e plazhit. Ky erozion mund të ketë një lloj ndikimi në stabilitetin e urës së ardhshme për shkak të distancës relative, thotë eksperti i kësaj fushe, profesori në pension, Sava Petkoviq. “Andaj, stabiliteti i urës mund të kërcënohet nga erozioni lokal rreth shtyllave të urës”, thotë Petkoviq për Radion Evropa e Lirë, përcjellë albinfo.ch.

Ekologët shprehen se ulqinakët nuk e kuptojnë mjaftueshëm se si do të ndikojë ndërtimi i urës në natyrë, sepse janë të etur për investime infrastrukturore, që, siç thotë, kanë munguar në këtë qytet në 30 vjetët e fundit, shkruan REL, përcjellë albinfo.ch.