Lajme
Shpyllëzimi në Amazonë redukton reshjet e shiut
Shpyllëzimi i Amazonës duket se i redukton shirat më shumë nga sa mendohej

Hipoteza është propozuar nga një studim ndërkombëtar i bërë nga Instituti i Shkencave Atmosferike dhe Klimatike të Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Torinos (Cnr-Isac), i botuar në revistën ”Global Change Biology”, transmeton agjencia Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Pyjet e shiut të Amazonës nuk janë vetëm një nga mushkëritë më të mëdha të planetit, por edhe një vend veçanërisht me shira, një mikrolklimë që prodhohet nga avujt e ujit të lëshuara nga bimët gjatë fotosintezës.
Shpyllëzimi intensiv dhe i pandërprerë po e ndryshon këtë mekanizëm dhe kërkimi italian, i kryer në bashkëpunim me Universitetin e Utrecht, Holandë, tregon se ky ndryshim i mikroklimës amazoniane mund të jetë më i madh nga sa mendohet.
“Ndryshimet e vogla në lagështinë e ajrit, për shkak të pranisë ose mungesës së pemëve, mund të çojnë në ndryshime të mëdha në reshjet e vëzhguara të shiut”, shpjegoi Mara Baudena, kreu i studimit.
Edhe një shpyllëzim relativ mund të ketë efekte më dramatike sesa pritej, përsa u përket shirave, pyjeve dhe zonave fqinje, vende kultivimi dhe kullotash, që shpesh janë në origjinë të vetë shpyllëzimit.
Në rastin më ekstrem, sipas hulumtimit, shpyllëzimi mund të çojë në një reduktim të reshjeve vjetore me 55-70 për qind.
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë