Shkurt.ch

Shpronësohet miniera zvicerane në Bolivi

Qeveria boliviane ka nacionalizuar pronën mbi minerën e koncernit zviceran Glencore, gjegjësisht të një filiale të saj që vepronte në këtë shtet latinoamerikan.

Miniera e zingut, e administruar nga   Glencore në Colquiri, 160 kilometra nga kryeqyteti La Paz,i është dorëzuar një koncerni shtetëror të Bolivisë, ka deklaruar ministri përgjegjës i këtij shteti.

Miniera qe pushtuar para dy javësh nga minatorët, me ç`rast kishte ndodhur edhe një konflikt në mes të dy grupeve të punëtorëve. Për të qetësuar gjendjen, policia kishte dërguar atje qindra policë.

Miniera qe privatizuar dhe blerë nga filiala e koncernit zviceran në vitin 2005.