Kosova
Shpresa, piktorja që erdhi nga Zvicra për një projekt humanitar në Kosovë
Projekti humanitar ”Hope&You” i Shpresa Morina-Sinanit u mundëson njerëzve të pikturojnë falas
Shpresa Morina-Sinani është një artiste e shquar shqiptare e cila jeton dhe vepron në kantonin e Lucernit. Ajo pikturon dhe njëkohësisht përjeton knaqësinë e shpritit të brendshëm, tek sa pasqyron atë në pikturat e saj që shquhen për nga ngjyrat e saj dhe profesionaliteti që ka, shkruan albinfo.ch.
“Jetoj që 27 vite në Zvicër (banoj në Lucern). Më parë kam punuar punë administrative në sektorin shëndetësor, deri sa e gjeta vetën në art (pikturim). Kam diktuar që pikturimi bën emocionalisht shumë me mua. Ne nuk mund të shprehemi gjithçka me fjalë dhe nuk mund të zgjidhësh disa problem me gjuhë”, shprehet Shpresa për Albinfo.ch.
Vlen të theksohet se për të Pikturimi intuitiv është një proces krijues në të cilin përvojat e dikujt mund të zgjerohen përmes përdorimit spontan të ngiyrave dhe formave. Mund të zbulohen fuqitë dhe burimet e brendshme, të cilat mund të çojnë në zhvillimin e zgjidhjeve të reja për jetën e dikujt.
“Me ndihmën e pikturimit mund të mësojmë boten tonë të brendëshme, ta shohim atë dhe t’a kuptojmë. Përvojat, fantazitë apo gjendja jonë do shfaqet në një realitet të jashtëm të dukshëm (ne pikturim) gjatë veprimtarisë krijuese. Ky realitet i dukshëm, zakonisht është më i lehtë për t’u kuptuar nga njerëzit”, tregon ajo.
Shpresa tregon se me projektin e saj humanitar Hope&You dëshiron t’ua mundësoj njerëzve të pikturojnë falas. Të kenë mundësi të mirren me vetvetën, të reflektojnë dhe t’u tregohen mundësitë që ata munden nga vetja t’a ndërrojnë perspektivën.
“Dua që sëbashku të shpërndajmë shpresë dhe dhembshmëri. Të gjithë ata që deshirojn të pikturojnë me mua, mund të me kontaktojnë përmes instagramit s.ms.art, E-Mail: [email protected] ose permes webfaqes time www.sms-art.ch Unë jam e varur për donacionet (për material dhe gjëra të tjera të sallës ku do pikturojmë së bashku) në mënyrë që të vazhdoj projektin Hope&You dhe t’ua mundësoj të gjithë atyre që dëshirojnë të pikturojnë”.
Ajo tregon se kësaj radhe pikturoi në një strehimore në Prishtinë, ku kishte gra dhe të mbijetura të cilat kishin përjetuar dhunë.
“Të gjitha këto pikturat do shiten sot më 06.05.2023 tek sheshi “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00 – 18:00. Të gjitha të ardhurat do shkojnë 100% tek dy grupet të cilat pikturuan. Në vend do pikturojn edhe disa fëmijë me aftësi të kufizuara) me ato para unë do të organizoj një aktivitet që ato apo ata e zgjedhin vet në grup. Mundohem sipas mundësive të u’a plotësoj dëshirat dhe të dhuroj një ditë të paharrueshme”, tregon ajo.
Edhe kombësorve u jepet gjithashtu mundësia të pikturojnë në vend, së bashku me piktoren Shpresa.
Më posht ju sjellim disa piktura të punuara në strehimoren me tekstet e tyre që i’u përshtaten situatave, fjalëve dhe emocioneve të grave.
Titulli: 2023 Më martuan pa dëshiren time. Tani kam vetëm pesëmbëdhjet vjet por shkollen ma mohuan. Ne strehimore mësova alfabetin dhe numrat. Dëshiroj, qe viti 2023 të më sjellë paqe, përkrahje si dhe dashuri. Dhunë pata mjaft…
Titulli: Ajroplan Dua te bëhem ajroplan dhe te fluturoj te fëmijt e mi. Ata i lash pa nëne, pasi më detyruan. Me ta lash edhe zemren time. Me mungojnë pafund.
Titulli: Femer e fortë Nga jasht jam shpirtëbutë dhe nga mbrenda një luftarake e fortë, e cila gjdo ditë lufton për të drejtat e gruas.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve