Gruaja
Shpresa e “Beauty Center”, profesionistja estetike e thonjve
Dëshira për tu dukur bukur, është e vjetër sa vet qytetërimi. Një dëshirë të tillë mund ta bëni realitet tek salloni me trajtim profesional „Beauty Center“ në Emmenbrücke të Luzernit
Shpresa Osmani një profesioniste e përkushtuar në punën saj, dëshmon nivel të lartë të profesionalizmit edhe kualitetit të trajtimeve estetike. Ajo ka 17 vite që ka ardhur në Zvicër, e pasionuar pas trajtimeve estetike, ka arritur të përfundojë shkollimin në këtë fushë duke u specializuar në Oftringen të Zvicrës.
Tash e dhjetë vite ajo ka hapur sallonin, „Beauty Center“, në Emmenbrücke të Luzernit, duke ushtruar kështu këtë profesion me përkushtim maksimal. Si fillim, ajo ishte fokusuar kryesisht në dekorimin estetik të thonjve, në të cilën fushë është e specializuar dhe punon me profesionizëm. Ideja për këtë kishte lindur nga pasioni i saj për zbukurime estetike duke arritur të materializojë këtë ide me hapjen e sallonit të saj “Beauty Center”. E për kualitetin e tij flet numri i madh i klientelës që ka ky sallon. Këtë e dëshmojnë edhe teknikat dhe produktet me të cilat punon zonja Osmani, të cilat pa dyshim i takojnë trendëve më të fundit, duke veçuar këtu produktet zvicerane që përdoren për trajtimet estetike.
“Beauty Center“, përveçse në Zvicër ka edhe degën në Kosovë. Jo vetëm që mbanë të njëjtin emër, por shërbimet dhe tretmani që ofrohet atje janë të standardit zviceran. Ajo që e bën edhe më të veçantë sallonin “Beauty Center“ në Kosovë është profesionalizmi dhe produktet zvicerane që përdoren për artin e zbukurimeve estetike. Për këtë përkujdeset vetë Shpresa, e cila kohë pas kohe bashkë me ekipin e saj, janë atje për të ofruar përvojën dhe kualitetin me të cilin punojnë edhe në Zvicër.
Trajtimi profesional me produkte zvicerane
Puna profesionale është vlerë e dëshmuar e sallonit, “Beauty Center”. Për këtë flet përkushtimi i lartë i zonjës Shpresa Osmani dhe stafit të saj. E specializuar në ofrimin e tretmanëve estetike, qendra “Beauty” është e specializuar në trajtimet siç janë: Rregullim i thonjve dhe mbjellja e tyre, trajtim profesional i fytyrës apo teknika „Permanent“, mbjellja e qerpikëve e po ashtu edhe mbjellja e flokëve. Produktet që përdoren në këtë sallon janë kryesisht zvicerane, siç janë “Beauty U”,” dhe “Dobio” për thonj, “Swisscolor”, për vetulla “Loshes” për qerpikë. Zbukurimet estetike që kryhen në “Beauty Center” u takojnë trendëve më të fundit, pa përjashtuar këtu kërkesat edhe specifikat që bëhen nga klientët në veçanti.
Kualitet i lartë me çmime të volitshme, bazuar në atë çfarë ofron tregu zviceran “Beauty Center” kryen trajtime estetike me çmime mjaft të volitshme. Këtë do ta kuptoni në vizitën e parë që do t`i bëni sallonit “Beauty Center”. Trajtimin e përgjithshëm apo siç njihet me termin profesional “Permanent” do të mund `a bëni me një çmimi mjaft të volitshëm, thënë me saktë 50% më lirë se në të gjitha sallonet tjera.
E veçanta e punës, afërsia me klientët
E veçantë e punës së Shpresa Osmanit është afërsia me klientët dhe besimi për punën që ajo bën. Tek salloni, “Beauty Center” klientët janë të të gjitha moshave. Ato që më së shumti frekuentojnë këtë sallon janë kryesisht gra dhe femra zvicerane, me mbi 80 për qind, tregon Shpresa. Klientela e këtij salloni ka krijuar traditë, duke qenë besnike e një pune dhe përkushtimi maksimal që ofrohet nga stafi i “Beauty Center”. Përjashtim nuk bëjnë as klientët nga nacionalitet të tjera, duke përfshirë edhe ato shqiptare.
Përkundër konkurrencës së fortë në këtë fushë, Shpresa thotë se kjo nuk ka pasur ndikim në punën e saj. Kualiteti dhe puna profesionale ka bërë që ajo të këtë klientët të rregullt. Salloni i bukurisë, ”Beauty Center” frekuentohet edhe nga emrat e njohur të estradës.
Sallonin,“Beauty Center” e gjeni ne Emmenbrücke te Luzernit, përkatësisht në adresën, Gerliswilstrasse 54 6020.
Publireportazh
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026